Al Sadd nuk po e mendon rinovimin me Xavin

Futboll

Al Sadd nuk po e mendon rinovimin me Xavin

Më: 3 maj 2021 Në ora: 22:22
Xavi Hernandez

Menaxhmenti i ekipt Al Sadd nuk po e mendon t’ia rinovojë kontratën trajnerit të tyre, Xavi Hernandez në fund të sezonit.

Kështu po raporton media e Katarit, Alkas Channel.

Ditë më parë qarkulluan lajme që bordi i Barcelonës ka vënë kontaktet me ish-yllin e tyre, Xavin për stolin e katalonasve.

Në rast se Barcelona nuk e fiton titullin, Ronald Koeman do ta humbte vendin e tij të punës dhe nëse Xavi nuk rinovon me Al Sadd, do të vinte si trajner te skuadra që fitoi gjithçka si lojtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat