Dani Alves mendon për të ardhmen

Futboll

Dani Alves mendon për të ardhmen

Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:23
Dani Alves mendon për të ardhmen

Dani Alves është rrëfyer për The Guardian, duke folur për veten e tij dhe për shokun e tij të ngushtë dhe ish-shok skuadre te Barcelona, Lionel Messi.

“I kam thënë gjithmonë Messi-t se ai ka lindur për të qenë një lojtar i Barcelona-s dhe Barcelona ka lindur për të qenë skuadra e tij”, ka thënë Dani Alves.

“Ai më ka dhënë shpesh këshilla, kështu që tani më takon mua të bëj të njëjtën gjë me atë. Një herë më ka thënë që të qëndroja te Barcelona sepse nuk ekziston një vend më i mirë. Dhe unë kam qëndruar”, ka shtuar braziliani.

“Tani jam unë që i kam kujtuar atë bisedë dhe i kam thënë se një mik i mirë më ka thënë njëherë se Barcelona është vendi më i mirë në botë. Nuk më është përgjigjur akoma, por vetëm kur largohesh nga Barça e kupton sa mirë ishe. Të gjithë ata që janë larguar, janë penduar”.

ËNDRRA – Përveç Messi-t dhe Barcelona-s, Dani Alves mendon edhe për të ardhmen: “Botërori është një ëndërr nga e cila nuk dua të heq dorë, po luftoj për të qëndruar në nivele të larta dhe të bëj këtë eksperiencë të fundit me Brazilin, kjo është sfida ime”, ka pranuar 37-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat