Arlind Ajeti mban në lojë skuadrën e tij në Serie B

Futboll

Arlind Ajeti mban në lojë skuadrën e tij në Serie B

Më: 1 maj 2021 Në ora: 18:00
Arlind Ajeti mban në lojë skuadrën e tij në Serie B

Arlind Ajeti po kthehet pak nga pak përsëri në një protagonist të Serisë B.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, në këtë pjesë të sezonit është kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm të Rexhianës, e cila po mundohet të mbijetojë në Serie B.

Mbrojtësi ka treguar të gjithë vlerat e tij në një ndeshje vendimtare kundër Pordenones jo vetëm me një lojë të jashtëzakonshme sot në mbrojtje, por edhe duke siguruar tre pikët për ekipin e tij me një gol në fillimin e pjesës së dytë të takimit që u mbyll pikërisht me shifrat 1-0 për ekipin e tij, shkruan vipsport.

Kjo fitore i ka siguruar Rexhianës qëndrimin në garë për t’u larguar nga vendi i 18 që mban në renditjen e Serisë B, vetëm 1 pikë larg të 17 që nuk të rrëzon direkt nga kategoria, por të siguron një ndeshje play-out.

Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje deri në mbyllje të kampionatit, skuadra e Ajetit duket në formën e duhur për të tentuar qëndrimin që deri pak kohë më parë shihej si i pamundur, por që edhe falë paraqitjeve të mbrojtësit kuqezi, tashmë duket si një objektiv i arritshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat