Milan gati për Beneventon

Futboll

Milan gati për Beneventon

Më: 1 maj 2021 Në ora: 11:39
Ibrahimoviç

Nga vendi i parë te lufta për t’u kualifikuar në Champions. Milani është kapërcyer në renditje nga Atalanta dhe është barazuar nga Napoli e Juventusi. Kundër Beneventos, kuqezinjtë luajnë për t’u rikthyer në garën e lartë europiane pas disa vitesh.

Nga ana tjetër, Benevento, pas një fillimi të shkëlqyeshëm të kampionatit e gjen veten të tretin nga poshtë në renditje, së bashku me Torinon dhe Cagliarin. Tani e tutje për një ish kuqezi, Pippo Inzaghi, do të jetë e nevojshme të marrë pikë praktikisht me të gjithë, për të shmangur një rënie e befasishme në Serie B.

Ibrahimovic kthehet përsëri në sulm, i mbështetur nga Saelemaekers, Calhanoglu dhe Leao. Në mesfushë do të luajnë Bennacer dhe Kessié, ndërsa Donnarumma do të mbrojë portën. Një mbrojtje me katër vetë, e përbërë nga Calabria, Kjaer, Romagnoli dhe Hernandez, me Tomori që e nis nga stoli.

Ja formacionet e mundshme:
MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Bennacer, Kessié; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic.

BENEVENTO (4-3-2-1): Montipò; Depaoli, Glik, Caldirola, Barba; Hetemaj, Viola, Ionita; Iago Falque, Caprari; Lapadula/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat