Vazquez afër renovimit me Real Madridin

Futboll

Vazquez afër renovimit me Real Madridin

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:59
Vazquez afër renovimit me Real Madridin

Lucas Vazquez raportohet se është shumë afër zgjatjes të kontratës me Real Madridin.

Trajneri i skuadrës, Zinedine Zidane, thuhet se ka informuar klubin se lojtari është në planet e tij dhe kjo është arsyeja pse “Los Blancos” i kanë ofruar kontratë të re.

“AS” shkruan se klubi mbretëror i ka ofruar spanjollit kontratë tre vjeçare dhe me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Sipas gazetës spanjolle, 29-vjeçari do përfitojë rreth pesë milionë euro në vit.

Kontrata aktuale e Lucas Vazquezit skadon më 30 qershor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat