Tetë gola në 'Old Trafford', Manchester Utd fuqi për Romën

Futboll

Tetë gola në 'Old Trafford', Manchester Utd fuqi për Romën

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2021 Në ora: 22:54
Tetë gola në 'Old Trafford', Manchester Utd fuqi për Romën

Manchester Utd fuqi për Romën! Romakëve nuk iu shkon në stadiumin 'Old Trafford' në Manchester, duke pësuar humbje të thellë me rezultat 6:2 nga Manchester Utd, në takimin e parë të gjysmëfinales së Europa League në futboll. 

Tetë gola u shënuan në një ndeshje që u dominua nga skuadra angleze në pjesën e dytë.

Roma avancoi me 1:2 por nuk qëndrojë deri në fund, sidomos në pjesën e dytë u shemb nga “Djajtë e kuq”. Duhet veçuar golin e Cavanit në minutën e 48-të, kur goditi me mjeshtri nga rreth 12 metra dhe e fërfëlloi topin në këndin e majtë të epërm, 2:2.

Për Manchester Utd shënuan Fernandes (9' e 71'-nga penalltia), Cavani (48' e 64'), Pogba (75’) e Greenwood (86’) dhe për Romën Pellegrini (15'), Dzeko (34').

Manchester Utd bën hapin e parë drejt finales së madhe, ndërsa Romën e pret punë e madhe në sfidën e kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat