PSG heq dorë nga Donnarumma

Futboll

PSG heq dorë nga Donnarumma

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:17
PSG heq dorë nga Donnarumma

Portieri Keilor Navas ka vendosur të mbyllë karrierën te Paris Saint Germain, pas ika rinovuar kontratën me klubin parizien deri në verën e 2024-ës, kohë kur do të ketë 38 vite mbi supe dhe do të jetë duke planifikuar tërheqjen.

Lajmin për rinovimin e ka dhënë zyrtarisht klubi i PSG-së gjatë pasdites së sotme, duke konfirmuar se gardiani nga Kosta Rika do të mbrojë kuadratin e portës edhe për tre sezonet e ardhshme.

Në këtë mënyrë Paris Saint Germain duket se ka hequr dorë përfunidmisht nga tentativa për të sjellë në “Parc Des Princes” portierin italian Gianluigi Donnarumma, i cili nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me Milanin.

Pas një eksperience 5-vjeçare me fanellën e Realit të Madridit, Keylor Navas u transferua te PSG-ja verën e 2019-ës dhe gjatë këtyre dy sezoneve numëron plot 72 paraqitje me fanellën e klubit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat