Donnarumma tallet me bashkëlojtarët te Milani

Futboll

Donnarumma tallet me bashkëlojtarët te Milani

Më: 25 prill 2021 Në ora: 23:38
Donnarumma

Gianluigi Donnarumma u tall me shokët e tij të Milanit në mediat sociale me Rossonerët që udhëtonin në Romë ku do të përballen nesër me Lazion.

Portieri do të fillojë në portën e Milanit kundër Lazios nesër (e hënë) dhe postoi një foto të shokëve të tij të skuadrës duke fjetur brenda aeroplanit të tyre ndërsa ekipi po udhëtonte për në Romë përpara ndeshjes së nesërme.

Donnarumma kishte Davide Calabria, Sandro Tonali, Rafael Leao dhe Diogo Dalot të ulur pas tij, por askush nuk dukej shumë i shqetësuar për lojën.

“Pa shqetësim djem!”, Donnarumma shkroi në një storie në Instagram.

Tifozët e Milanit do të shpresojnë që lojtarët e tyre nuk do të bëjnë të njëjtën gjë në fushë nesër pasi Rossonerëve u duhen tre pikët kundër Lazios për të mos e komplikuar garën e tyre për top katërshe. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat