Shkëmbi: Kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë

Futboll

Shkëmbi: Kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:38
Shkëmbi: Kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë

Ka përfunduar edhe xhiroja e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, me një javë mjaftë interesante, duke e bërë luftën për titull të zjarrtë deri në fund të edicionit.

Me fitoren e Prishtinës e Ballkanit dhe dështimin e Dritës, lufta për titullin e kampionit është bërë shumë e zjarrtë.

Ballkani ka arritur fitore të madhe kundër Gjilanit me rezultatin 1-0.

Mevlan Zeka shënoi golin e vetëm në këtë takim.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi.

“Kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë kundër një ekipi që luan pa presion është e vështirë të luash gjithmonë.

Por të rëndësishme janë tri pikë. morëm tri pikë me fat dhe për meritë të portierit. Këto ndeshje e fundit do të janë finale ai që gabon më pak do të arrij objektiva”, deklaroi Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat