Rama kapet edhe me Alban Xhaferin

Futboll

Rama kapet edhe me Alban Xhaferin

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:53
Rama kapet edhe me Alban Xhaferin

Olsi Rama ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” ku ka folur edhe për rivalitetin e Vllaznisë me Partizanin.

Të dyja këto ekipe janë duke konkurruar për titullin kampion, ndërsa si për të ndezur më shumë polemikat ka menduar drejtori i të kuqëve.

Ky i fundit ka nisur që të kapet me sponsorin e Vllaznisë, Xhaferin, duke thënë se kishte fatin që të shihte një fitore të shkodranëve ndaj Partizanit për shkakun e baltës.

“Karriera e Xhaferit është e shkurtër. Ka pasur fatin që të shikojë një fitore të Vllaznisë ndaj Partizanit.

Kishte fatin nga balta në “Elbasan Arena”, ku topi nuk donte të shkonte në rrjetë. Vllaznia është gjëja e bukur e këtij kampionati. Unë e them gjithmonë, me lojë të këndshme dhe ndonjëherë me fat, por është ai fati që e kanë kërkuar deri në fund”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat