Krasniqi shprehet i kënaqur me futbollistët e tij

Futboll

Krasniqi shprehet i kënaqur me futbollistët e tij

Më: 24 prill 2021 Në ora: 18:00
Krasniqi shprehet i kënaqur me futbollistët e tij

Besa edhe pse ishte në epërsi u mposht në fund të ndeshjes nga Arbëria me rezultat 2:1.

Pejanët ishin në avantazh me golin e Etnik Brrutit, por ky rezultat u përmbys nga dobrajasit me golat e shënuar nga Marclei Santos dhe Hysen Bytyqi.

Pas ndeshjes kryetrajneri i Besës, Leutrim Krasniqi, në intervistën e dhënë për “Art Sport”, është shprehur i kënaqur me lojtarët për ndeshjen e paraqitur pavarësisht humbjes nga Arbëria.

“Pjesën e dytë shënuam gol, në të dyja pjesët ishim mirë dhe unë sot jam i kënaqur nga lojtarët, pasi e kanë kuptuar tashme se çfarë duam në çdo ndeshje që po hyjmë. Kurse sa i përket lojes ishim mirë nga të dyja taboret”, deklaroj fillimisht Krasniqi.

Por skuadra pejane tashme veç se i ka thënë lamtumirë elitës dhe nga në sezonin tjetër do të luajë në Ligën e Parë dhe për këtë tekniku i Besës shtoi se do të punojnë shumë për t’u ringritur sërish në elitë

“Për vitin që vjen do të punojmë për t’u ngritur sërish në elite dhe do të fuksohemi edhe tek pjesa individuale, por edhe tek ajo grupore që të komponohemi për nje ngritje në elite”, përfundoi ai.

Besa me këtë humbje renditet në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara, ndërsa Arbëria ngritet në kuotën e 30-të pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat