Chelsea prioritet ka mbrojtësin e Real Madridit

Futboll

Chelsea prioritet ka mbrojtësin e Real Madridit

Më: 24 prill 2021 Në ora: 12:29
Chelsea prioritet ka mbrojtësin e Real Madridit

Gazetar i "BILD", Christian Falk, ka raportuar se qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, është në listën e ngushtë të prioriteteve të Chelsea.

Chelsea duket se është në rrugë për të bërë revolucion gjatë verës, pasi ka vënë disa prioritete në disa pozita.

Varane është njëri nga lojtarët tjetër që kërkohet nga Chelsea dhe largimi i tij nga Real Madrid është i mundshëm.

Mbrojtësi francez ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2022, mirëpo përpos skuadrës londineze, për të e interesuar është Manchester United.

Blutë e Londrës fillimisht ishte raportuar se janë të interesuar për Erling Haaland, mirëpo ky i fundit duket se duhet të zgjedh mes Jurgen Klopp dhe Thomas Tuchel.

Ndryshe, Chelsea do të përballet me Real Madridin në këtë mes javë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat