Juventus me komunikatë zyrtare

Futboll

Juventus me komunikatë zyrtare

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:16
Juventus me komunikatë zyrtare

Perez së bashku me presidentin e Juventusit, Agnelli dhe 10 drejtues të klubeve të mëdha evropiane kishin nënshkruar marrëveshjen për krijimin e Superligës së Evropës, megjithatë ky kompeticion nuk u jetësua, pasi klubet njëra pas tjetrës kanë dhënë dorëheqje.

Sidoqoftë, Juventus përmes një komunikate zyrtare njoftoi që janë të bindur në projektin edhe pse janë vetëm disa mundësi që të realizohet.

“Juventusi e di vëmendjen e disa klubeve për largimin nga Superliga, edhe pse procedurat ende nuk janë finalizuar”.

“Juventus është i bindur në projektin duke konsideruar që janë vetëm disa mundësi që të realizohet projekti”, shkruhet në komunikatë.

Ndryshe, vlenë të theksohet se Chelsea ka qenë klubi i parë që ka vendosur të braktisë këtë kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat