Ceferin e ofendoi presidentin e Juves, ky është reagimi i Perezit

Futboll

Ceferin e ofendoi presidentin e Juves, ky është reagimi i Perezit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:55
Ceferin e ofendoi presidentin e Juves, ky është reagimi i Perezit

Florentino Perez i është kundërpërgjigjur presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, ndaj deklaratës së këtij të fundit për Andrea Agnellin, shkruan Insporti.

Perezi i ka dalë kundër Ceferinit – pasi ky i fundit bëri një deklaratë kundër Andrea Agnellit në lidhje me themelimin e ‘Europen Super League’.

“Ajo që tha Presidenti i UEFA-s, është një fyerje. UEFA duhet të ndryshojë, ne nuk duam një president të tillë që fyen. Ne duam transparencë. Ne duam ndryshim dhe ai le të jetë për të mirë”, ka thënë Perez për ‘El Chiringuito TV’.

Kujtojmë që Ceferin e quajti gënjeshtar presidentin e klubit italian, Juventus – Agnelli.

Lideri i UEFA-s ka dalë kundër themelimit të Superligës europiane, e cila ka në krye dy liderët e klubeve: Real Madrid dhe Juventus, Perez dhe Agnelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat