Torino 3-1 Roma, nota e Mërgim Vojvodës dhe të tjerëve

Futboll

Torino 3-1 Roma, nota e Mërgim Vojvodës dhe të tjerëve

Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:19
Mërgim Vojvoda

Roma pësoi humbje 3-1 në udhëtim te Torino në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

Golin e vetëm për Giallorossët e shënoi Borja Mayoral, derisa për vendasit shënuan Antonio Sarabia, Simone Zaza dhe Tomas Rincon.

Torino ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.19, me Romën që u vlerësua 6.63.

Simone Verdi ishte lojtari më i mirë i këtij takimi, pasi u notua me 8.7.

Paraqitje solide në këtë takim pati Mërgim Vojvoda, që u vlerësua me 6.6.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Bruno Peres që u vlerësua me 6.1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat