Rekordet e dy lojtarëve të Tiranës

Futboll

Rekordet e dy lojtarëve të Tiranës

Më: 9 prill 2021 Në ora: 11:58
Rekordet e dy lojtarëve të Tiranës

Në sfidën Tirana-Apolonia e cila u mbyll me rezultatin 5-2 në stadiumin “AIR Albania”, Isak Giamfi është lojtari që ka arritur të vrapojë me një shpejtësi maksimale prej 35,6 km/h në minutën e 832 të sfidës duke impresionuar stafin teknik, të cilët e kanë evidentuar këtë shpejtësi nëpërmjet sistemit “GPS”.

Jurgen Çelhaka, talenti i mesfushës ka qenë lojtari që ka vrapuar më shumë në ndeshjen e së Dielës sipas rezultateve të GPS. 21 vjeçari ka bërë plot 12.2 km vrap në fushën e blertë në kërkim të fitores. Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i Tiranës me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

Në postimin  e klubit të Tiranës, nuk kanë munguar komentet e shumta nga tifozët, por jo vetëm. Vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr padyshim një koment i ish-sulmuesit Skerdi Bejzade.

Ky i fundit nuk i besoj asaj që klubi bardheblu ka publikuar, teksa me ironi shkruan: “Në Bundesligë gjermane më i miri është 12,3 km… shumica vrapojnë 10-11 km gjatë 90 minutave, sprinte 900 deri në 1200 metra, ngritje-shpejtësie 50 deri 60 herë dhe ndryshim ritmi çdo 5 sekonda. Tani lind pyetja: ky mbase i bën aerobi këto 12 km, se me kampionatin shqiptar sa i kam parë unë disa ndeshje, veç ecin nëpër fushë.

Prandaj më seriozë se çfarë shkruani këtu se nuk janë të gjithë si dele që t’ju besojnë juve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat