Dinamo kundër Villarealit

Futboll

Dinamo kundër Villarealit

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:40
Dinamo kundër Villarealit

Europa League ka arritur në fazën e saj më kulmore. Rruga për në finale e Gdanskut në Poloni, kalon pikërisht nga kjo e enjte në të cilën do të luhen 4 sfidat e para çerekfinale të cilat do të transmetohen të gjitha në ekranin e Supersport.

Vëmendjen më të madhe e mer sfida mes Ajax-it dhe Romës një duel i gjithi për t’u ndjekur dhe shijuar. Harkëtarët janë favoritë përballë një Rome që po has shumë vështirësi edhe në Serie A në javët e fundit. Tërheq padiskutim vëmendje edhe dueli mes Granadas dhe Manchester United.

Spanjollët në pjesëmarrjen e tyre të parë në kompeticionet europiane kanë prekur fazën çerekfinale ndërkohë skuadra e Solskjaer është favoritja e madhe për të ngritur trofeun e Europa League në këtë edicion.

Arsenali pret ndërkohë në Emirates Stadium një nga surprizat e këtij sezoni në Europa League pikërisht çekët e Slavias së Pragës të cilët do të kërkojnë të mbështeten edhe te cilësitë e ish-sulmuesit të Skënderbeut Peter Olayinka për të bërë surprizën në Londër, ndërkohë që një duel i paparashikueshëm është ai mes Dinamos së Zagrebit dhe Villarealit me kroatët që eliminuan Tottenhamin e Mourinhos për të mbrritur deri në këtë fazë.

Të 4-ta takimet e para çerekfinale do të nisin në orën 21:00 dhe do të transmetohen live në kanalet e Supersport në Digitalb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat