Prishtina do të provoj të kalon në finalen e 10-të pas luftës

Futboll

Prishtina do të provoj të kalon në finalen e 10-të pas luftës

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:37
Prishtina do të provoj të kalon në finalen e 10-të pas luftës

Prishtina dhe Llapi nesër takohen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës.

"Prishtina do të provoj të kalon në finalen e 10-të pas luftës, por paraprakisht do të duhej të siguronte rezultat komod para ndeshjes së dytë në Podujevë pas dy javësh.

Prishtina dhe Llapi janë takuar tre herë në të kaluarën për Kupë. Ishte skuadra e Llapit si anëtar i një kategorie më të ulët kur në vitin 2015 kishte eliminuar Prishtinën në 1/8 e finales, 2:1.

Kurse, në herët tjera Prishtina kishte dalë triumfuese.

Më 2016 në dy ndeshje gjysmëfinale, Prishtina ishte kualifikuar në finale pas fitores në Prishtinë prej 3:0 dhe në Merdare 1:1.

Kurse më 2018, sërish kishte triumfuar Prishtina, kësaj radhe në Podujevë në çerekfinale, pas penalltive dhe rezultatit, 2:2 (2:3).

Në këtë edicion skuadrat kanë zhvilluar tre ndeshje, Prishtina i ka fituar dy, 2:0 në Prishtinë dhe 0:2 në Podujevë, kurse një ndeshje në Prishtinë është mbyllur pa fitues, 0:0.

Prishtina nesër është komplete dhe skuadra pritet të jap maksimumin duke dashur të vazhdojë edhe formën e lartë të treguar në fundjavë me Ballkanin", shkruan në faqen e FC Prishtina.

Kupa, gjysmëfinalja, ndeshja e parë

Prishtina – Llapi

E mërkurë, 7 prill – ora: 15.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Gjyqtarë: Sh. Murtezi, F. Berisha. B. Selimaj, S. Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat