Mourinho i zhgënjyer pas barazimit ndaj Newcastle: Atë që kam në mendje do ta them vetëm në zhveshtore

Futboll

Mourinho i zhgënjyer pas barazimit ndaj Newcastle: Atë që kam në mendje do ta them vetëm në zhveshtore

Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:50
Jose Mourinho

Jose Mourinho e ka pranuar zhgënjimin pas barazimit të Tottenham Hotspur kundër Newcastle United, kur e pati mundësi të pozicionohej në top-katërshe mbi Chelsean.

Joelinton realizoi i pari për Magpies, mirëpo me dy gola të Harry Kane Spursat e përmbysën rezultatin. Megjithatë, me një gol të vonshëm të Joseph Willock shifrat i barazuan.

Trajneri i Tottenhamit padyshim që nuk ishte i kënaqur me atë që ndodhi dhe në konferencën për shtyp pas ndeshje i ka kritikuar lojtarët e tij.

“Nuk është pikë e mirë. Erdhëm këtu me qëllimin për të fituar, prandaj nuk jam i kënaqur me një pikë”.

“Nuk dua të thellohem shumë në analizën time, sepse ajo që ndjej, që mendoj dhe që dua ta them, nuk mund t’jua them juve. Mund ta them vetëm në zhveshtore”.

“Do të thosha se kishte shumë gabime individuale dhe pastaj gabimet japin paqëndrueshmëri, prandaj ta japin atë perceptim (të paqëndrueshmërisë)”, ka deklaruar Mourinho.

Ndeshja e radhës e Spursave është në shtëpi kundër Manchester Unitedit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat