Memelli: Fitoret bazohen te forca e grupit

Futboll

Memelli: Fitoret bazohen te forca e grupit

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:35
Memelli: Fitoret bazohen te forca e grupit

I buzëqeshur Migen Memelli në mikrofonin e Supersport pas fitores që Skënderbeu i tij arriti ndaj Kukësit në Elbasan Arena.

“Çdo gjë e kemi me veten, i shikojmë ndeshjet hap pas hapi. Nuk luajtëm mirë në fillim, po linim hapësira mes linjave. Ndryshuam diçka në pjesën e dytë. Kukësi e mbajti topin, por raste kishim ne më shumë”, tha fillimisht Memelli.

“Luajmë kështu duke u bazuar te lojtarët që kemi. Kemi lojtarë të fortë dhe të shpejtë. Jo se nuk ndryshojmë dot, por duhet të shohim edhe kë kemi përballë. Një punë të madhe po bëjnë tre lojtarët e mesit të fushës. Kur ata janë në ditë të mirë, gjërat shkojnë mirë për ne”.

“Në ndeshjet brenda e vuajmë presionin. Kur ka terren të mirë, ne luajmë mirë. Bora e ka prishur disi fushën tonë. Do mundohemi ta rregullojmë që edhe atje të na ecë lojë”, shtoi Memelli, i cili në Elbasan i është gëzuar fitores edhe kundër Partizanit.

“Fitoret nuk janë të rastësishme. Gjithmonë bazohem te forca e grupit. Nëse jemi kompaktë, atëherë gjërat ecin mirë. Nëse bazohemi te individët do të kishim probleme. Ata mund të zgjidhin një ndeshje, por jo në vazhdimësi”.

“Ndeshjet me të mëdhatë? Kundër ekipeve të të njëjtit nivel kërkohet fitorja medoemos, kurse me ekipet e forta mundohemi të jemi të kujdesshëm. Luajmë më ndryshe kundër tyre. Ne në çdo ndeshje futemi të fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat