Fabinho: Nuk më pëlqente të luaja pozitën e mbrojtësit, por mësova ta shijoj

Futboll

Fabinho: Nuk më pëlqente të luaja pozitën e mbrojtësit, por mësova ta shijoj

Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:47
Fabinho

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho ka deklaruar se është i kënaqur që është rikthyer pozitës së tij natyrale.

Fabinho kishte regjistruar shumicën e ndeshjeve këtë sezon si qendërmbrojtës, ku faktikisht luajti mirë.

Braziliani duke folur për “Sky Sports” deklaroi se është i lumtur për rikthimin në pozitën natyrale.

“Duke luajtur në pozitën e qendërmbrojtësit, kam mësuar shumë”, tha ai.

“Kam mësuar të kënaqem duke luajtur këtë pozicion, sepse në fillim nuk më pëlqente shumë”, shtoi ai.

“Por pastaj falë shokëve të skuadrës unë u përmirësova shumë dhe mësova shumë për këtë pozitë, si dhe kur je në këtë pozitë ti mund të shohësh gjithçka”, tha Fabinho.

“Kur luani në mesfushë, ju jeni në kontakt me topin më shumë, keni një rëndësi më të madhe sesa mund të keni në pjesën e pasme. Por fokusi im është gjithmonë të përpiqem të mbroj mbrojtjen pa top, të përpiqem të mbyll boshllëqet”, përfundoi Fabinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat