Granit Xhaka nuk ishte në gjendje të mirë

Futboll

Granit Xhaka nuk ishte në gjendje të mirë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 18:56
Granit Xhaka nuk ishte në gjendje të mirë

Arsenali ka treguar më të rejat nga ana fizike e lojtarëve, pas pushimit që patën për shkak të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.

Klubi londinez ka njoftuar se Granit Xhaka nuk ishte në gjendje të mirë sot në mëngjes dhe humbi seancën ditore të trajnimit.

Gjendja e mesfushorit do të vlerësohet më tej përpara ndeshjes të së shtunës në lidhje me disponueshmërinë e tij.

Arsenali nesër e pret Liverpoolin në “Emirates” me fillim nga ora 21:00, shkruan Express.

Përveç Xhakës në dyshim për ndeshjen e nesërme është edhe Bukayo Saka dhe Emile Smith Rowe, kurse David Luiz do të mungojë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat