Pasuesi i Donnarummës

Futboll

Pasuesi i Donnarummës

Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:16
Pasuesi i Donnarummës

Gigio Donnarumma është kthyer në çështje te Milani, pasi portieri nuk ka pranuar ende të rinovojë dhe sipas gjasave do të largohet në fund të sezonit me parametra zero nga klubi kuqezi.

Gjendur në një situatë të tillë, drejtuesit e klubit nga “San Siro” kanë nisur të lëvizin me shpejtësi për të gjetur pasuesin e italianit.

Sipas mediave në Kroaci, Milan ka nisur bisedimet me Dinamon e Zagrebit për ta bindur për të liruar portierin Livakoviq.

26-vjeçari është titullar i Dinamos dhe i Kombëtares kroate dhe prej disa sezonesh ka shfaqur një formë shumë të mirë. Kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.

Mbetet për t’u parë në rast se Milan do të arrijë të bindë Dinamon, që zor se mund të pranojë të privohet nga shërbimet e portierin pa ardhur një ofertë e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat