Mitaj: Kam realizuar ëndrrën më të madhe në karrierë

Futboll

Mitaj: Kam realizuar ëndrrën më të madhe në karrierë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:53
Mitaj: Kam realizuar ëndrrën më të madhe në karrierë

Pas debutimit të tij me fanellën e Kombëtares shqiptare, lojtari i AEK-ut Mario Mitaj ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ku ka shprehur të gjithë kënaqësinë e tij që është aktivizuar me Kombëtaren e madhe:

Dje me datën 31-3-2021 u realizua ënderra ime më e madhe në lidhje me deshirën dhe ëndrrën qe kisha bërë për karrierën time futbollistike duke debutuar me kombëtaren e madhe A shqipetare.

 Së pari dua të falenderoj Zotin dhe prindërit e mi që më kanë mbështetur vazhdimisht pa u lodhur.

Njëkohesisht një falenderim të madh e të perzemërt e kam për trajnerin dhe të gjithë stafin e kombëtares që më besuan dhe me dhanë këtë mundësi dhe së fundmi dua të falenderoj të gjithë njerëzit e mi kudo që ndodhen dhe të gjithë tifozat kuq e zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat