Kryqëzojnë Poloninë para Shqipërisë

Futboll

Kryqëzojnë Poloninë para Shqipërisë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:42
Kryqëzojnë Poloninë para Shqipërisë

Shqipëria i ka përfunduar takimet e muajit mars duke grumbulluar 6 pikë në 3 ndeshje. Gjatë kësaj kohe ka pasur shumë kritika për mënyrën e lojës së zhvilluar me skemën e Rejës, por padyshim që janë marrë ato rezultate që priteshin. E vetmja humbja ka ardhur ndaj Anglisë që numëron pikë të plota në grupin tonë.

Menjëherë pas tyre vjen Hungaria, për t’i lënë vendin Shqipërisë dhe më pas gjendet Polonia me 4 pikë në 3 ndeshje. Por padyshim që ato që do të vendosin janë sfidat e rradhës teksa Polonia ka përballje direkte me Shqipërinë, ndërsa Hungaria pret në shtëpinë Anglinë.

Mediat polake janë duke e kryqëzuar Kombëtaren për grumbullimin e pakët të pikëve duke i kujtuar se deri tani kanë kaluar vetëm Andorrën me San Marinon. Presioni është i madh edhe tek trajneri Sousa që erdhi në krye vetëm në nisjen e këtij edicioni kualifikues të Botërorit.

Megjithatë trajneri polak ka të tjera llogari dhe nuk e diskuton vendin e dytë: “Ne donim 9 pikë në 3 ndeshjet e para, ky ishte qëllimi ynë. Këtë i kemi kërkuar edhe lojtarëve që në fillim.

Nëse do t’i kishim të gjithë lojtarët mirë, do të kishim marrë më tepër. Tani duhet të kthehen te klubet dhe na pret punë e madhe.

Në fillim duhet të luajmë Europianin dhe më pas të kthehemi për ndeshjet e shtatorit. Ne besojmë se do të jemi në gjendje për të luftuar me vendin e parë dhe që të shkojmë në Botëror”, u shpreh Sousa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat