Roshi: Ende nuk jam përshtatur në skemat e Rejës, i lumtur me fitoren

Futboll

Roshi: Ende nuk jam përshtatur në skemat e Rejës, i lumtur me fitoren

Më: 1 prill 2021 Në ora: 09:15
Odise Roshi

Shqipëria ka marrë një fitore me shumë vlera në udhëtim te San Marino 0-2.

Rey Manaj dhe Myrto Uzuni kanë qenë vendimtar me golat e tyre, për t’i dhënë tri pikë të mëdha Shqipërisë.

Inkuadrimi i Myrto Uzunit dhe Odise Roshit i dhanë tjetër impuls lojës së kuqezinjve në pjesën e dytë.

Për SuperSportin foli edhe Odise Roshi, i cili shpjegoi se nuk i përshtatet skema e Rejas.

“Në pjesën e dytë luajtëm me skemën 4-3-3, besoj që ia dolëm me sukses. Mund të shkonte loja 0-4, 0-5, por rëndësi kanë 3 pikët. Nuk më përshtatet skema që luan misteri, mua më përshtatet më shumë kjo skema 4-3-3, por duhet t’i respektojmë vendimet e tij. Kam pasur një problem muskulor, në ndeshjen me Anglinë do të isha titullar.

“Kam rrezikuar shumë, nuk e di a do të jem i gatshëm për ekipin tim. Kam sakrifikuar shumë me Kombëtaren. Do stërvitem sa më shumë, shpresoj që të më ikin këto dëmtimet, që më kanë penguar të luaj nga minuta e parë”, deklaroi Roshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat