Kosova dhe Spanja u përballën në Sevilla, për Kualifikueset e Botërorit.
Ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe, mediat spanjolle vijojnë ironinë ndaj Dardanëve. Televizioni Kombëtar po transmetonte ndeshjen, teksa emri i Kosovës është i shkruar me të vogla.
Nuk munguan incidentet as para sfidës. Autoritetet vendase tentuan të hiqnin flamurin e Kosovës, por një gjë e tillë nuk është lejuar.
Pavarësisht përpjekjeve, flamuri ka qëndruar aty ku ishte vendosur që në fillim. Në Spanjë, si duket, akoma nuk e pranojnë realitetin më të ri që quhet: Kosovë. Kujtojmë që ky shtet nuk e njeh pavarësinë e vendit Dardan.