Loew: Nuk arritëm të ndalim kundërsulmet e Maqedonisë

Futboll

Loew: Nuk arritëm të ndalim kundërsulmet e Maqedonisë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:59
Loew: Nuk arritëm të ndalim kundërsulmet e Maqedonisë

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Loev, ishte në qendër të vëmendjes të mediave në Gjermani, pas disfatë 1-2 ndaj Maqedonisë. Ai pas ndeshjes potencoi se Maqedonia ishte e vendosur në mënyrë perfekte.

“Nuk luajtëm mirë, mendojë se kjo u pa shumë mirë. Nuk ishte një ditë e mirë për ne. Nuk kishim shpejtësinë në top. Asistet ishin katastrofale. Maqdonia luajti një ndeshje mjaft të mirë, ishte vendosur mjaft mirë në mbrojtje dhe ishte në pritje të kundërsulmeve. Nuk arritëm që të ndalojmë ata kur niseshin në kundërsulm.

Kishim shumë raste, por nuk arritëm që të shënojmë gol. Duhet të bisedojmë pas ndeshjes me të gjithë, duhet të japim maksimumin në terren. Nuk e di se çka ndodhi në sulmin tonë. Në klubet lojtarët luajnë më mirë se në kombëtaren e Gjermanisë.

Timo Verner humbi një rast të madh, por kjo është futbolli.sot nuk ishte një ndeshje e mirë për ne,” tha mes tjerash Loev.

Për Gjermaninë është disfata e parë në këtoeliminatoret pas fitores ndaj Islandës dhe Rumanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat