Intonohet himni në Spanjë, Halimi shënoi nga 45 metra! Ja çfarë bëri Kosova

Futboll

Intonohet himni në Spanjë, Halimi shënoi nga 45 metra! Ja çfarë bëri Kosova

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:29
Spanjë - Kosovë

(E plotësuar) - Kombëtarja e Kosovës kthehet duarthatë nga Sevilla, ku pësuan humbje me rezultat 3:1 nga Spanja, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Djelmoshat tanë qëndruan 34 minuta, ku edhe pësuan golin e parë.  

Ajo që la pa koment të gjithë, pa dyshim është goli i Besar Halimit, që nga rreth 45 metra shënoi gol spektakolar, duke e shfrytëzuar edhe daljen e portierit Simon. 

Image

Spanja mbizotëroi, pati më shumë raste, ndërsa Kosova u angazhua me mish e më shpirt, por nuk arriti më shumë se një gol, por që do diskutohet gjatë sepse ishte spektakolar. 

Ajo që është ne rëndësi dhe fitore e madhe për ne, sonte në Spanjë u intonua himni i Kosovës, në një shtet që nuk e njeh shtetin tonë dhe ka shkaktuar shumë probleme deri të zhvillimi i kësaj sfide.

Image

Në minutën e 23-t,  Morata nga një pozitë e vështirë por Ujkani reagon për mrekulli.

Në minutën e 34-të, Dani Olmo nga rreth 13-14 metra shënoi eurogol në këndin e majtë të epërm, mu në qoshe. Pas dy minutave (36’) Ferran Torres brenda zonës dhe me goditje të fortë thellon epërsinë (2:0).

Në minutën e 51-të, Torres dështon nga një pozitë ideale, Ujkani reagon për mrekulli. 

Zëvendësuesi Lirim Kastrati në minutën e 61-të për bukuri depërton dhe u vonua për pak, sepse ishte në pozitë ideale. Në minutën e 70-të,  Besar Halimi si mjeshtër i vërtetë nga rreth 45 metra i shënon spanjollëve, duke e shfrytëzuar edhe daljen e portierit Simons.  

Në minutën e 75-të, Spanja thellon fitoren në 3:1. Një pakujdesi në mbrojtje, që Gerard Moreno e shfrytëzon dhe shënoi me kokë për 3:1.  Në minutën e 88-të, Lirim Kastrati në pozitë ideale, gjuan mbi portë. 

Spanjollët fitojnë sfidën, ndërsa Kosova doli mjaft mirë dhe pati edhe mundësitë e veta të parealizuara.  Spanja kryeson me 7 pikë dhe Kosova është në fund (i pesti) me 0 pikë  

Spanja – Kosova 3:1
Stadiumi në Sevilla.
Gjyqtar: J. Kehlet (Danimarka). 
Shënues: Olmo (34'), Torres (36'), Moreno (75’) – Halimi (70’).
Kartona të verdhë: Kryeziu.
Spanja: Simon, Llorente, Garcia (Ramos 86’), Martinez, Alba, Busquets (Rodri 82’), Koke, Pedri (Ruiz 68’), Torres, Morata (Moreno 69’) dhe Olmo (Canales 82’).
Kosova: Ujkani, Aliti, Dresheviq, Vojvoda, Kololli (Zeneli 57’), Kryeziu, Halimi (Voca 82’), Hadërgjonaj, Celina, Rashica (Kastrati 55’) dhe Muriqi.

Në minutën e 88-të, Lirim Kastrati në pozitë ideale, gjuan mbi portë. 

Spanja – Kosova 3:1
Stadiumi në Sevilla.
Gjyqtar: J. Kehlet (Danimarka). 
Shënues: Olmo (34'), Torres (36'), Moreno (75’) – Halimi (70’).
Kartona të verdhë: Kryeziu.
Spanja: Simon, Llorente, Garcia (Ramos 86’), Martinez, Alba, Busquets (Rodri 82’), Koke, Pedri (Ruiz 68’), Torres, Morata (Moreno 69’) dhe Olmo (Canales 82’).
Kosova: Ujkani, Aliti, Dresheviq, Vojvoda, Kololli (Zeneli 57’), Kryeziu, Halimi (Voca 82’), Hadërgjonaj, Celina, Rashica (Kastrati 55’) dhe Muriqi.

82' Kosova po synon edhe golin tjetër.

80' Spanja është afër fitores.

75' Spanja shton epërsinë 3:1. Një pakujdesi në mbrojtje, që Gerard Moreno e shfrytëzon dhe shënoi me kokë për 3:1.  

73' Kosova po luan me zemër.

Spanja – Kosova 3:1
Stadiumi në Sevilla.
Gjyqtar: J. Kehlet (Danimarka). 
Shënues: Olmo (34'), Torres (36'), Moreno (75') – Halimi (70’).
Kartona të verdhë: Kryeziu.
Spanja: Simon, Llorente, Garcia, Martinez, Alba, Busquets, Koke, Pedri (Ruiz 68’), Torres, Morata (Moreno 69’) dhe Olmo.
Kosova: Ujkani, Aliti, Dresheviq, Vojvoda, Kololli (Zeneli 57’), Kryeziu, Halimi, Hadërgjonaj, Celina, Rashica (Kastrati 55’) dhe Muriqi.

70' Besar Halimi nga rreth 45 metra shënoi gol,n spektakolr, pasi portieri kishte lëshuar portën duke tronditur spanjollët.

68' Largohet Alvaro Morata.

65' Kosova më kërkuese, më e rrrezikshme.

61' Lirim Kastrati për bukuri depërton dhe u vonua, sepse ishte në pozitë ideale, shpëtojnë spanjollët.

59' Pedri gjuan drejt në duart e Ujkanit.

 57' Djelmoshat tanë kërkojnë që të gjejnë koridor që ta rrezikojnë Spanja, por pa sukses.

 Spanja – Kosova 2:0
Stadiumi në Sevilla.
Gjyqtar: J. Kehlet (Danimarka). 
Shënues: Olmo (34'), Torres (36').
Kartona të verdhë:
Spanja: Simon, Llorente, Garcia, Martinez, Alba, Busquets, Koke, Pedri, Torres, Morata dhe Olmo.
Kosova: Ujkani, Aliti, Dresheviq, Vojvoda, Kololli (Zeneli 57'), Kryeziu, Halimi, Hadërgjonaj, Celina, Rashica (Kastrati 55’) dhe Muriqi.

53' Spanja po dominon.

51' Torres dështon nga një pozitë ideale, Ujkani reagon për mrekulli. 

49’ Kartoni i parë i verdhë, Hekuran Kryeziu.
Spanja – Kosova 2:0
Stadiumi në Sevilla.
Gjyqtar: J. Kehlet (Danimarka). 
Shënues: Olmo (34'), Torres (36').
Kartona të verdhë:
Spanja: Simon, Llorente, Garcia, Martinez, Alba, Busquets, Koke, Pedri, Torres, Morata dhe Olmo.
Kosova: Ujkani, Aliti, Dresheviq, Vojvoda, Kololli, Kryeziu, Halimi, Hadërgjonaj, Celina, Rashica dhe Muriqi.

48' Kosova do të orvatet që të bëjë mrekulli, të përmbys rezultatin e spanjollëve.

46' Fillon pjesa e dytë.

Kjo ndodhi pak para sfidës, luftë edhe për Flamur të Kosovës në tribunë, nuk lejojnë Dardanët që të largojnë flamurin përkundër presionit nga policia spanjolle.

Përfundoi pjesa e parë. Kosovës nuk i mbetet gjë tjetër pos të sulmojë në pjesën e dytë.   
44' Fundi i pjesës së parë. Spanja në epërsi me 2:0.

43' Kosova në presion të madh.

41' Kosova pësoi dy gola të shpejtë, në minutën e 34-të Olmo dhe në atë të 36-të, realizoi Torres. 

Spanja – Kosova 2:0
Stadiumi në Sevilla.
Gjyqtar: J. Kehlet (Danimarka). 
Shënues: Olmo (34'), Torres (36').
Spanja: Simon, Llorente, Garcia, Martinez, Alba, Busquets, Koke, Pedri, Torres, Morata dhe Olmo.
Kosova: Ujkani, Aliti, Dresheviq, Vojvoda, Kololli, Kryeziu, Halimi, Hadërgjonaj, Celina, Rashica dhe Muriqi.

39' Morata godet përtoke porUjkani me mund e devijon topin.

36' Ferran Torres brenda zonës dhe me goditje të fortë thellon epërsinë (2:0).

34'  Dani Olmo nga rreth 13-14 metra shënoi eurogol në këndin e majtë të epërm, mu në qoshe.

32' Kosova po bëhet më e rrezikshme, ndërsa Spanja po has në vështirësi.  

30' Një lojë e mirë e Kosovës, që duhet të jetë edhe më energjike në repartin e sulmit.

28' Kosova me sukses e mbulon çdo hapësirë të fushës.

25' Spanja ka shtuar presioni në drejtim të portës tonë, kërkon golin me çdo kusht. 

23' Spanja mbizotëron lojën, ndërsa Morata nga një pozitë e vështirë por Ujkani reagon për mrekulli.  

20' Spanja orvatet të vijë deri të rasti, mbrojtja e Kosovës po reagon me sukses deri me tash.

Image

17' Mbrojtja e Kosovës duhet jetë shumë e kujdesshme, mos të lejojë hapësira rivalit.

15’ Lojë me ritëm, Kosova e vëmendshme. 

Spanja – Kosova 0:0
Stadiumi në Sevilla.
Gjyqtar: J. Kehlet (Danimarka). 
Spanja: Simon, Llorente, Garcia, Martinez, Alba, Busquets, Koke, Pedri, Torres, Morata dhe Olmo.
Kosova: Ujkani, Aliti, Dresheviq, Vojvoda, Kololli, Kryeziu, Halimi, Hadërgjonaj, Celina, Rashica dhe Muriqi.

13' Kosova po mbrohet mjaft mirë, por edhe kërkon të befasojë me kundërsulme.

11' Ramos në bankë, Valon Berisha te Kosova.

8' Spanja po dominon, po kërcënon portën tonë.

6' Spanja shton presionin ndaj portës tonë.

5' Kosova mirë po praqitet në minutat e parë dhe synon të jetë më e rrezikshme ndaj "Furishë së Kosovës". Olmo gjuan mbi portën e Ujkanit.

3' Kosova tentoj përmes Kolollit të rrezikojë por pa sukses.

2' Ndeshje më shumë se futboll.

1' Kosova e para e nis topin nga qendra.

Intonohet himni i Kosovës.

Futbollistët po bëhen gati të dalin në fushë.

 Ndeshja Spanjë - Kosovë luhet sonte në orën 20.45 në Sevilla, ndeshje e vlefshme e xhiros së tretë të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Futbollistët e Kosovës synojnë befasinë me të madhe, të nxjerrin pikë në Sevilla.

Kosova është në grup me Suedinë, Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë. 

Spanja – Kosova
Stadiumi në Sevilla.
Gjyqtar: J. Kehlet (Danimarka). 
Spanja: Simon, Llorente, Garcia, Martinez, Alba, Busquets, Koke, Pedri, Torres, Morata dhe Olmo.

Kosova: Ujkani, Aliti, Dresheviq, Vojvoda, Kololli, Kryeziu, Halimi, Hadërgjonaj, Celina, Rashica dhe Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat