Klubi francez ka hedhur sytë nga Juventusi

Futboll

Klubi francez ka hedhur sytë nga Juventusi

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:29
Klubi francez ka hedhur sytë nga Juventusi

Marseille ka nisur nga puna për të gjetur një sulmues për sezonin e ardhshëm.

Klubi francez ka hedhur sytë nga Juventusi, ku pëlqejnë Federico Bernardeschin. “Zonja e Vjetër” po vlerëson mundësinë e shitjes së lojtarit gjatë merkatos së verës.

27-vjeçari nuk po gjen vend titullari te bardhezinjtë dhe mund të pranojë largimin gjatë verës.

Problem për kalimin e futbollistit në Francë mbetet zgjidhja e çështjes së pagës, pasi Bernardeschi te klubi Italian përfiton 4 milionë eruo në sezon, pagë që konsiderohet e lartë për financat e Marseille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat