Shqipëria U-21 bind në testin me Tiranën

Futboll

Shqipëria U-21 bind në testin me Tiranën

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:44
Shqipëria U-21 bind në testin me Tiranën

U luajt sot miqësorja e planifikuar mes ekipin tonë përfaqësues, Shqipëria U-21, që ka mposhtur Tiranën me rezultatin 3-0. Sigurisht bardheblutë ishin me mungesa, madje dy prej lojtarëve, Ismajlgeci dhe Çelhaka, ishin titullarë me kuqezinjtë në krahun tjetër.

Mbrojtësi Amet Korça realizoi me kokë pas një krosimi në zonë, kurse më pas Karrica realizoi edhe golin e tretë e të dytin personal, shkruan Vipsport.

Skuadra e Alban Bushit ishte më kërkuese dhe arriti të shënonte pas 18 minutash lojë, me anë të Bernard Karricës, talentit të Dinamo Zagreb.

Shqipëria U21-Tirana 3-0 (Karrica 18′, 71′, Korça 59′)

Shqipëria U21: Laroshi, Dragoshi, Salihu, Pëllumbi, Ismajlgeci, Çelhaka, Hetemi, Asllani, Muçi, Karrica, Mehmetllari. Trajner: A.Bushi.

Tirana: Lika, Toshevski, Behiratche, Najdovksi, Nuriu, Vrapi, Batha, Gyamfi, Halili, Torassa, Seferi. Trajner: O.Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat