A do të paraqitet Ibrahimoviç ndaj Kosovës, flet selektori Andersson

Futboll

A do të paraqitet Ibrahimoviç ndaj Kosovës, flet selektori Andersson

Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:29
A do të paraqitet Ibrahimoviç ndaj Kosovës, flet selektori Andersson

Kombëtarja e Suedisë, do udhëtojë të dielën në Kosovës ku do të përballet me Kombëtaren e Kosovës.

Suedia do të përballet në “Fadil Vokrri” me Kombëtare ne Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Por, trajneri i Suedisë, Janne Andersson ka deklaruar se mund të ketë disa mungesa në ndeshjen ndaj Kosovës.

Andersson deklaroi për “Expressen.se” se portieri Olsen dhe mesfushori Ekdal janë në dyshim për këtë ndeshje.

“Albin Ekdal e ka lënduar vetën e tij dhe Robin Olsen është ende në pikëpyetje kundër Kosovës”, tha ai.

“Olsen është portieri i parë, por nëse nuk mund të luajë ndaj Kosovës, unë nuk e di vendimi mbetet i tij”, shtoi ai.

A mund të paraqitet Ibrahimovic ndaj Kosovës?

“Ishte pak e komplikuar në pjesën e dytë, disa lojtarë u lënduan dhe patën shtrëngime muskulore”, tha Andersson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat