Remzi Ejupi për Ismet Krasniqin: Sporti i Kosovës ka nevojë për energji të re 

Futboll

Remzi Ejupi për Ismet Krasniqin: Sporti i Kosovës ka nevojë për energji të re 

Më: 25 mars 2021 Në ora: 23:53
Remzi Ejupi

Presidenti i klubit të futbollit Prishtina, Remzi Ejupi, uron presidentin e ri të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

“Komiteti Olimpik i Kosovës sot e zgjodhi president në mënyrë të rregullt Ismet Krasniqin, i cili ishte në garë me Besim Hasanin dhe Linda Shalën.

Duke e uruar për pozitën e re, besoj dhe shpresoj fuqishëm se Krasniqi do t'i prijë proceseve për masivizimin e sportit dhe afirmimin sa më të madh në arenën ndërkombëtare.

Sporti i Kosovës ka nevojë për energji të re, e cila jam i bindur se nuk i mungon Ismet Krasniqit”, ka shkruar Ejupi në profilin e tij të facebookut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat