Sauthgejt i druhet Shqipërisë

Futboll

Sauthgejt i druhet Shqipërisë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:51
Sauthgejt i druhet Shqipërisë

Kombëtarja angleze e futbollit do të nisë ashtu si Shqipëria eliminatoret me një sfidë të lehtë në letër, pasi rreshtohet përballë San Marinos.

Por nëse trajneri Edi Reja ka vendosur që sot të mos bëjë eksperimente me Andorrën dhe të hedhë në fushë skuadrën më të mrë të mundshme, homologu i tij te Anglia, Garet Sauthgejt, ka vendosur të lërë pushim një pjesë të emrave kryesorë të ekipit.

Sipas medieve angleze, përveç Rashford i cili nuk është grumbulluar për takimin e sotëm, por do të jetë në dispozicion për atë të së dielës në Tiranë, në ndeshjen e sotme do të jenë pushim edhe emra si Maguajër e Kejn, të cilët po riaftësohen pas disa problemeve fizike. Atyre pritet t’u shtohen të tjerë nga skuadra e parë, të cilët trajneri do t’i kursejë për t’i pasur sa më të freskët në takimin që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Kështu, edhe Shqipërisë do t’i duhet që të zgjidhë sa më shpejt ndeshjen me Anorrën dhe të fillojë të menaxhojë forcat për atë me Anglinë, pasi shumë prej yjeve të “tre luanëve” do të jenë shumë më të freskët se kuqezinjtë falë këtij vendimi të Sauthgejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat