Formacioni i mundshëm i Kosovës

Futboll

Formacioni i mundshëm i Kosovës

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:30
Formacioni i mundshëm i Kosovës

Kosova dhe Lituania takohen sonte për herë të parë në historinë e dy shteteve, sa i përket përfaqësuesve A.

Kosova dhe Lituana zhvillojnë sonte një ndeshje miqësore, në prag të ndeshjeve kualifikuese për “Katar 2022”.

Bernard Challandes nuk do të këtë në dispozicion sonte Herolind Shalën, Amir Rrahmanin e Arijanet Muriqin.

Në fakt, Shala do t’i mungojë Kosovës edhe në dy ndeshjet tjera të marsit (ndaj Suedisë e Spanjës), pasi që është i infektuar nga koronavirusi.

Rrahmani mungon shkaku i lëndimit, lëndim i cili sipas të gjitha gjasave do ta lë jashtë edhe për takimin ndaj suedezëve, teksa Challandes po shpreson që së paku mbrojtësi i Napolit të jetë gati për ndeshjen ndaj spanjollëve.

Aro Muriq është mungesa tjetër e “Dardanëve” për ndeshjet e marsit, pasi që dje ai u përjashtua nga grumbullimi për arsye disiplinore.

Formacioni i mundshëm i Kosovës për sonte: Bekaj; Hadërgjonaj, Fazliji, Dresheviq, Paqarada; Kryeziu, Halimi; Rashica, Zeneli, Celina; Muriqi.

Kjo ndeshje do t’i shërbejë Bernard Challandesit për të parë formën e lojtarëve, para ndeshjeve të rëndësishme dhe kualifikuese për botëror,

Kosovë – Lituani zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat