Idrizi: Ekipi ishte i lodhur pasi luajtëm në Kupë

Futboll

Idrizi: Ekipi ishte i lodhur pasi luajtëm në Kupë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 16:08
Idrizi: Ekipi ishte i lodhur pasi luajtëm në Kupë

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka thënë se lojtarët e tij ishin të lodhur, por vlerësoi lartë edhe skuadrën e Ballkanit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Superligë, mitrovicasit pësuan humbje në shtëpi nga Ballkani.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Riza Lushta” përfundoi me fitoren 0-2 të mysafirëve nga Suhareka.

Pas ndeshjes, Shpëtim Idrizi tha se ata ishin në dijeni që takohen me një super skuadër siç është ajo e Ballkanit.

“E kemi ditur që të jetë ndeshje e fortë pasi Ballkani ka super skuadër.

E morëm një gol që nuk ke as aksion. U munduam, patëm raste për të barazuar rezultatin dhe po ta barazonin rezultatin do të ishte më ndryshe. Ballkani i shfrytëzoi rastet dhe na ndëshkoi. Ballkani ka lojtarë cilësorë që e bëjnë diferencë.

Ekipi ishte i lodhur pasi luajtëm në Kupë. Ky pushim do të jetë i mirë për lojtarët” – tha trajneri i “Xehtarëve” për “Art Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat