Paçarada fiton derbin shqiptar në Gjermani

Futboll

Paçarada fiton derbin shqiptar në Gjermani

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:42
Leart Paçarada

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e St. Paulit, treguan lojë të madhe dhe fituan në udhëtim, me rezultat 2:1 kundër VfL Osnabruck-ut.

Futbollisti Paçarada si zakonisht titullar, u angazhua deri në pikën e  fundit, duke i dhënë siguri mbrojtjes dhe njëherësh fitoi edhe derbin shqiptar, ndaj Bashkim Ajdinit (luajti titullar), ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 70-të. 

Për St. Paulin shënuan Burgstaller (51'-nga penalltia), Marmoush (65') dhe për Osnabruck-un Heider (79').

Pas javës së 26-të në Bundesliga II, St. Pauli renditet në pozitën e 11-të me 35 pikë dhe Osnabruck bie në zonën e kuqe përkatësisht në pozitën e 16-të me 23 sosh. 

Paçarada apo djali i ish portierit të mirënjohur të gjeneratës së artë të Prishtinës, tani me St. Paulin janë të qetë, larg zonës së rrezikut dhe synojnë të ngritën sa më lart në klasifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat