Marotta shërohet nga COVID-19, në ditët e ardhshme gati rinovimi me Lautaron

Futboll

Marotta shërohet nga COVID-19, në ditët e ardhshme gati rinovimi me Lautaron

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:08
Marotta shërohet nga COVID-19, në ditët e ardhshme gati rinovimi me Lautaron

Drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta, është shëruar nga COVID-19.

Marotta ishte shtruar në spital dhe gjendja e tij nuk ishte normale.

Por, tani Administratori i deleguar është liruar nga spitali Humanitas ku qëndronte nën përkujdesjen e mjekëve.

Menjëherë me rikthimin e tij, ai do fillojë punën.

Sipas Tuttosport, në ditët e ardhshme ai do punojë për arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me Lautaro Martinez.

Marrëveshja do zgjasë deri në vitin 2024 me 4.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Në kontratë do ketë edhe një klauzolë prej 111 milionë eurosh për çdokënd që dëshiron ta blejë atë. Nga shitja eventuale e Lautaros, Racing Avellaneda do përfitojë 10%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat