Etrit Berisha në formë para ndeshjeve të Kombëtares

Futboll

Etrit Berisha në formë para ndeshjeve të Kombëtares

Më: 20 mars 2021 Në ora: 22:43
Etrit Berisha

Gardiani i Kombëtares, Etrit Berisha, ishte protagonist në triumfin 1-0 që skuadra e tij SPAL arriti në shtëpi ndaj Çitadelës.

Shqiptari, mbajti portën e paprekur, për 90 minuta, teksa ishte një nga më të dalluarit në fushë.

32-vjeçari u vlerësua me notën 7.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Një lajm i mirë ky për trajnerin Edi Reja, i cili pritet t’i besojë vendin e titulluarit Berishës, duke pasur parasysh momentin e vështirë që Thomas Strakosha po kalon te Lazio këtë periudhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat