Feyenoord ngec në shtëpi

Futboll

Feyenoord ngec në shtëpi

Më: 20 mars 2021 Në ora: 22:22
Feyenoord ngec në shtëpi

Vazhdojnë luhatjet për Feyenoord në Eredivisie.

Skuadra e Dick Advocaat u  ndal nga Emmen i vendit të fundit në një barazim 1:1, në një ndeshje të luajtur disi më mirë nga skuadra nga Roterdami por që në fund doli me vetëm 1 pikë.

Pikë historike kjo për Emmen që për herë të parë në histori nuk u mund në De Kuip.

Goli i Kokcu në pjesën e parë krijoi iluzionin e një fitoreje të thjeshtë për Feyenoord, por një penallti e akorduar me VAR dhe e kthyer në gol nga de Leeuw i dha një pikë të rëndësishme Emmen-it në garën për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat