Festoi humbjen e klubit të tij nga Dinamo Zagrebit, vjen reagimi i çuditshëm nga Joe Hart

Futboll

Festoi humbjen e klubit të tij nga Dinamo Zagrebit, vjen reagimi i çuditshëm nga Joe Hart

Më: 19 mars 2021 Në ora: 19:15
Joe Hart

Joe Hart ka kërkuar falje për shpërndarjen e një postimi në Instagram natën e kaluar ku shkruhej ‘punë e kryer’ – pas diskualifikimit poshtërues të Tottenham Hotspur nga Europa League.

Dinamo Zagreb i tronditi Spurs të Enjten mbrëma dhe i dëboi ata jashtë Ligës së Evrpoës, falë një hat-tricku të Miroslav Orsic.

Portieri rezervë Hart, më pas shkroi në Instagram dhe postoi një mesazh të ‘punë e kryer’ së bashku me rezultatin.

Tifozët e Spurs ishin të zemëruar me ish-lojtarin anglez dhe ai e ka pranuar se ishte një gabim ‘i papranueshëm’ nga ekipi i tij i medias.

“Ndihem sikur kam nevojë të kërkojë falje në emër të ekipit tim të mediave sociale,” filloi ai.

“Është e papranueshme. Jam i sigurt që ka bezdisur shumë njerëz dhe më vjen keq që ka ardhur deri te kjo, por padyshim që nuk ka ardhur nga unë.

“Unë nuk kam asgjë përveç dashurisë për klubin dhe mbështetje për ekipin, unë jam po aq i dëshpëruar sa djemtë.

“Ju kërkojë falje, fatkeqësisht këto gjëra ndodhin, por dijeni që nuk erdhën nga askund përveç një gabimi shtypi. Kaloni një ditë të bukur.” Përfundoi Hart.

Shoku tjetër i portierit dhe kapiteni i klubit Hugo Lloris nuk mund ta fshehte zemërimin e tij për rezultatin e djeshëm.

Francezi u pyet se si po ndihej pas një paraqitje të dobët dhe ai i tha për BT Sport: “Pyetje e mirë. Unë mendoj se të gjithë jemi më shumë se të zhgënjyer.

“Është thjesht një turp. Unë thjesht shpresoj që të gjithë në dhomën e zhveshjes të ndjehen përgjegjës për situatën, sepse është një turp.

Menaxheri Jose Mourinho, ishte gjithashtu i dëshpëruar, por prapë hyri në dhomën e zhveshjes së Zagrebit pas ndeshjes për të dhënë urime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat