Totenhemi u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Liga e Europës nga kroatët e Dinamo Zagrebit, të cilët arritën të përmbysnin rezultatin e ndeshjes së parë në Angli duke arritur të fitojnë 3-0 në minuta shtesë të lojës.
Pas eliminimit trajneri “spërsave”, Zhoze Murinjo, është vendosur në qendër të kritikave pasi ekipi i tij vinte në një avantazh prej dy golash, duke arritur të pësojë tre gola në Kroaci.
Menjëherë mbas ndeshjes tifozët e Totenhemit, kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke kërkuar shkarkimin e trajnerit Murinjos, me Totenhemin që e sheh veten të eliminuar nga Liga e Europës dhe në vend të 8-të në kampionat, ku vendi 4-t për një vend në Champions tani më duket shumë larg.
“Nuk e dua në stol kundër Aston Vilës”, “Ky është një rezultat i mirë sepse do shkarkohet Murinjo nesër në mëngjes”, ishin vetëm disa nga komentet kundër trajnerit portugez.