Skuadra e Romës kualifikohet në çerekfinale të Europa League në futboll.
Roma ka triumfuar në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj skuadrës ukrainase Shakhtar Donetsky.
Edhe ndeshjen e parë romakët e kanë fituar me 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 shkojnë më tej.
Për Romën shënoi Mayoral (48' e 78') dhe për skuadrën ukrainase Moraes (59').
Shqiptari Marash Kumbulla u paraqit standard për romakët dhe iu gëzua kualifikimit.