Atalanta mposht konkurencën e Chelseat!
Atalanta vazhdon të kërkojë talente të rinj për të përforcuar skuadrën për të ardhmen.
Drejtusit e klubit, të cilët e kanë ngritur projektin mbi të rinjtë këtë herë kanë hedhur sytë nga Anel Ahmedhodzic.
Mbrojtësi, i cili aktualisht aktivizohet te Malmo i skadon kontrata në 2023-in, por klubi bergamask duket se ka arritur akordin me 21-vjeçarin duke djegur dhe konkurrencën e Chelsea-t e Manchester United, që kanë shfaqur interes për futbollistin, i cili mesa duket në verë do t’i bashkohet ekipit të Gasperinit.