Capello: Zidane u tregua trajner i shkëlqyer

Futboll

Capello: Zidane u tregua trajner i shkëlqyer

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:05
Capello: Zidane u tregua trajner i shkëlqyer

Atalanta humbi 3-1 në Madrid, duke u përshëndetur me Ligën e Kampionëve për këtë edicion. Çerekfinalet nuk u arritën dot, pas golave të shënuar ​​nga Benzema, Sergio Ramos dhe Asensio. Fabio Capello, nga studiot e “Sky Sport”, analizoi ekipin bergamask: 

“Mendova se Atalanta po e vinte Real Madridin më shumë në vështirësi. Në fakt, dështoi në mënyrë dinamike ose teknike. Pastaj, kur bën një gabim, siç bëri Sportiello, i jep një mundësi tepër të mirë një kundërshtari, që luan me shpejtësi tjetër.

Atalanta në Itali i vë kundërshtarët e saj në vështirësi për shkak të shpejtësisë dhe daljeve nga krahët. Sonte shpërdoroi dy gola, Zapata nuk i shfrytëzoi në maksimum rastet e krijuara, për të rihapur një ndeshje që nuk ekzistoi kurrë…

Zidane bllokoi krahët, duke ndryshuar mënyrën e mbrojtjes. Ai u tregua një trajner i shkëlqyeshëm, por edhe me fat. Në të gjitha momentet e vështirësisë, ka qenë gjithmonë një lojtar, që ka zgjidhur ndeshjet. Ai di t’i lexojë lojërat, di çfarë të bëjë. Fati është më së shumti me më të aftët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat