Flitet shumë për të ardhmen e Erling Haaland

Futboll

Flitet shumë për të ardhmen e Erling Haaland

Më: 16 mars 2021 Në ora: 14:04
Flitet shumë për të ardhmen e Erling Haaland

Në ditët e fundit po flitet shumë për të ardhmen e Erling Braut Haaland.

Sulmuesi i Borussia Dortmund po shkëlqen këtë sezon në Bundesliga e në Champions League dhe normalisht ka rënë nën radarin e gjysmës së klubeve evropiane.

Një nga klubet më të përmendura me transferimin e norvegjezit është Manchester United. Madje, sipas raportimit të “Manchester Evening News”, klubi anglez e ka vendosur 20-vjeçarin në krye të listës së përforcimeve.

Me shumë mundësi “Djajtë e Kuq” do të afrojnë një sulmues në merkaton e verës dhe ata shpresojnë që ky përforcim të jetë pikërisht Haaland.

Nuk është hera e parë që United po e tenton bomberin, pasi e provuan dhe në janarin e vitit të kaluar, por marrëdhëniet jo të mira me agjentin Raiola nuk e bënë të mundur transferimin.

Gjithsesi, shpresat më të mëdha i kanë tek trajneri Solskjaer. Kujtojmë që ky i fundit ka punuar me Haaland, kur talenti ishte pjesë e Moldes në Norvegji.

Më shumë do të mësojmë në merkaton e verës, kur pritet dhe oferta zyrtare e Manchesterit ndaj Dortmundit, por një gjë është e sigurtë se ata do të luftojnë deri në fund për shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat