Premierliga konfirmon dy raste pozitive me COVID-19 në javën e fundit

Futboll

Premierliga konfirmon dy raste pozitive me COVID-19 në javën e fundit

Më: 15 mars 2021 Në ora: 16:39
Ilustrim

Premierliga ka konfirmuar vetëm dy raste pozitive me COVID-19 për të gjashtën javë radhazi.

Nga e hëna deri të enjten doli vetëm një rast pozitiv në 1473 testime te lojtarët dhe stafi.

Kurse, në testet e dyta, ku u bën 1191 testime, u regjistrua edhe një tjetër.

Këto raste janë të pakta, krahasuar me disa muaj më herët, ku skuadrat angleze kishin probleme serioze me lojtarët.

Ndërkohë, nëse rikthehemi te kampionati, Manchester City është duke dominuar me 71 pikë, ndjekur nga rivali lokal, United me 57 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat