Mourinho bën komentin epik për penalltinë e Arsenalit

Futboll

Mourinho bën komentin epik për penalltinë e Arsenalit

Më: 14 mars 2021 Në ora: 21:33
Mourinho

Totenhemi humbi në derbin e Londrës, me Arsenalin që arriti të kthente rezultatin duke marrë 3 pikë me vlerë përballë  Totenhemit të Mourinho.

Vendimtar ishte goli i Lakazet, i cili shënoi nga penalltia por tekniku portugez,  Jose Mourinho nuk është aspak dakord me vendimin e gjyqtarit Mikael Oliver, teksa e thumbon këtë të fundit duke i thëne se kjo nuk është penallti për askënd përveç tifozëve të Arsenalit që kanë një biletë sezonale për të parë ekipin e tyre:

‘’Në momentin e parë kisha një ndjesi, por nuk isha i sigurt, pasi unë isha në një distancë prej 50 metrash nga rasti i dyshimtë. E pash direkt në Ipad dhe mendoj se gjyqtarët kane punë të vështirë. Nuk kundërshtova sepse gjyqtari ishte më afër se unë, por kur pash pamjet mbrapa nuk ishte penallti.

Nëse dikush ka një opinion tjetër ai duhet të jetë një fans i flaktë i Arsenalit që paguan biletë sezonale për të parë ekipin’’, u shpreh portugezi në fundin e ndeshjes për mikrofonat e ‘’Sky Sports’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat