Kjo është nota e Milot Rashicës kundër Bayernit

Futboll

Kjo është nota e Milot Rashicës kundër Bayernit

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:50
Kjo është nota e Milot Rashicës kundër Bayernit

Bayern Munih ka vazhduar me formën e mirë në Bundesligë, duke regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të, kampioni në fuqi gjerman shënoi fitore në udhëtim te Werder Bremeni.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Weserstadion” përfundoi me rezultatin 1-3. Leon Goretzka, Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski shënuan golat e fitores për “Bavarezët”, teksa golin e vetëm për vendasit e shënoi Niclas Fullkrug.

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ishte titullar dhe zhvilloi tërë ndeshjen, teksa u vlerësua me notën 6.3

Nota më e lartë në ndeshje i takoi Lewandowskit, i cili mori notën 8.9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat