Dinamo fiton derbin

Futboll

Dinamo fiton derbin

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:38
Dinamo fiton derbin

Dinamo fiton bindshëm 3-0 derbin ndaj Partizanit B dhe rimerr e vetme kryesimin e grupit A në Kategorinë e Parë duke përfituar edhe nga përballja direkte mes Korabit dhe Burrelit që u mbyll me suksesin e skuadrës nga Peshkopia.

Blutë kryeqytetas zgjidhën gjithçka shumë shpejt ndaj Partizanit B teksa pas 25 minutash arritën të kryesonin 2-0 me golat e brazilianit Welber dhe kamerunasit Djidjiwa. Në pjesën e dytë shënoi edhe Diogo Maranhao.

Një gol i Ismailaj në minutën e 75-të i dha suksesin Korabit ndaj Burrelit duke futur në garë për dy vendet e para edhe skuadrën nga Peshkopia. Në ndeshjet e tjera të grupit Erzeni barazoi pa gola ndaj Besëlidhjes ndërkohë që Vora fitoi në transfertën ndaj Orikut 2-1. Pas 13 ndeshjesh Dinamo kryeson me 29 pikë ndërsa Burreli e Korabi e ndjekin respektivisht me 28 dhe 27 pikë.

Në grupin B u luajtën vetmë dy ndeshje këtë të shtunë, me Tomorin që mori tre pikë shumë të rëndësishme ndaj Turbinës në Cërrik ndërkohë që u rikthye te fitorja dhe Flamurtari falë suksesit minimal 1-0 ndaj Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat